Flash

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Kristoff St John

Lapsi.al 4 February 2019
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Kristoff St John

Aktori Kristoff St John, i njohur për rolin e tij në serialin “The Young and The Restless”, është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare.

Trupi i pajetë u zbulua nga një mik i St John, i cili e gjeti atë të vdekur në San Fernando Valley, California.

Mjekët mbërritën pas njoftimit për ta gjetur aktorin pa asnjë shenjë jetë.

“TMZ” bën me dije se policia nuk ka gjetur prova për ndonjë shkaktar të mundshëm në këtë vdekje, por gjasat janë që të ketë qenë alkooli.

Aktori dhe bashkëshortja e tij e parë, kampionia e boksit Mia St John, kanë qenë të pikëlluar që kur humbën djalin e tyre Julian në nëntor 2014.

Sipas një artikulli të “Huffington Post”, djali i dyshes, i cili ishte një piktor, ishte diagnostikuar me skizofreni në moshën 18-vjeçare.

Mia dhe Kristoff St John më vonë ngritën një padi civile kundër spitalit psikiatrik duke pretenduar se stafi ishte treguar neglizhent.

Në dimrin e vitit 2017, kur po afrohej viti i tretë i vdekjes së djalit të tij, Kristoff kërcënoi të gjuante veten me armë dhe u mbajt në monitorim për 72 orë.

Por këtë të hënë Mia dha lajmin e keq në Twitter, ku fajësoi sërish spitalin për vdekjen e djalit dhe ish-bashkëshortit.

St John ishte i njohur për rolin e Neil Winters në dramën e CBS që nga viti 1991, për të cilin ishte nominuar 9 herë në Emmy Awards.

Ai kishte dhe dy vajza, Paris dhe Lola.

Të këshilluara

Oriola dhe Noziy rikthejnë paqen mes tyre

Së fundmi, lajmi se janë prishur marrëdhëniet mes modeles Oriola Marashi dhe reperit Noizy ka bërë bujë të madhe. Pikëpyetjet lidhur me një sherr të mundshëm...

15:26

Adelina Tahiri humb njeriun e afërt (Foto)

Sot është një ditë zie për familjen e këngëtares Adelina Tahiri.  Në një foto të publikuar në Instastory Adelina ka shkruajtur: ‘Pushofsh në paqe  e dashur’ ...

15:05

Arrestohet reperi, deportohet në Angli

Së fundmi, mediat amerikane kanë bërë të ditur se reperi me famë botërore i nominuar për çmim Grammy, 21 Savage, është vënë në pranga nga policia pasi është zbu...

14:14

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI