Flash

Frikë për Douglas Costa: braziliani i Juventus përfshihet në një aksident me makinë

Lapsi.al 4 February 2019
Frikë për Douglas Costa: braziliani i Juventus përfshihet në

Frikë e madhe, për fat pa pasoja, për Douglas Costa: të hënën paradite, sulmuesi i Juventus është përfshirë në një aksident automobilistik rrugës për në Torino, në autostradën A4 në komunën e Santhià (Vercelli). Makina me të cilën udhëtonte braziliani, një Jeep Cherokee, është dëmtuar rëndë, në një përplasje me një Fiat Punto, ku ka mbetur i dëmtuar 47 vjecari që e drejtonte dhe është transportuar në spital me kodin e verdhë.

Nuk janë të qarta dinamikat e aksidentit, që po shqyrtohet nga policia rrugore e Novara Est. Në pritje të ndërtimit të fakteve, ajo që është e sigurtë, është se për Douglas Costa ky nuk është një sezon me fat. Nga pështyrja për Di Francesco, me skualifikimin e rëndë, tek dëmtimet, i fundit të shtunën në mbrëmje kundër Parmës, që e vë në dyshim serioz për ndeshjen kundër Sassuolo.

Të këshilluara

Video/ Sergio Aguero trefishon ndaj Arsenal

Sergio Aguero ka shënuar golin e tretë për Manchester City dhe personal ndaj Arsenal. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 61' të takimit që po luhet në E...

18:56

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI