Flash

Video/ Aguero i merr topin Topcinjve: City frikëson Liverpool

Lapsi.al 3 February 2019
Video/ Aguero i merr topin Topcinjve: City frikëson Liverpool

Edhe Liverpool i kishte sytë në Etihad, në ndeshjen ku Manchester City mund të ndalonte dhe ti jepte një tjetër mundësi arratie skuadrës së Jurgen Klopp, por Arsenal nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se të përulej përpara Citizens dhe Sergio Agueros.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/9r/9r5n.mp4

Skuadra e Pep Guardiolës u imponua 3-1, duke iu rikthyer fitoreve në Premierligë, pas humbjes 2-1 në mesjavë nga Neëcastle United. Praktikisht në avantazh, me golin e Agueros që në minutën e parë, u mendua e thjeshtë për vendasit, por Arsenal u fut në lojë pas 10 minutash me Laurent Koscielny.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/br/Brd3.mp4

City krijoi, u imponua, mori mesfushën në zotërim dhe përdori kontrollin e topit për të bezdisur mesfushën energjike të Unai Emery. Më pas, kur ke një si Aguero, që përpara portës ka saktësinë e një ore zvicerane, gjërat bëhen më të thjeshta. Arsenal ishte i mirë, por jo mjaftueshëm, argjentinasi i ndëshkoi në cdo mundësi që iu paraqit, duke e vënë ndeshjen në vijën e duhur dhe me tregolëshin e shënuar, i jep vetes kujtimin e një mbrëmje magjike, duke marrë topin në shtëpi.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/4j/4jkz.mp4

Man City arrin kuotën e 59 pikëve, vetëm dy më pak se Liverpooli, që duhet ende të luajë. Nuk është i qetë Arsenal, që pozicionohet në vendin e gjashtë, me 47 pikë, një më pak se Manchester United që gjatë ditës së sotme mori fitoren e rëndësishme përballë Leicester City, duke triumfuar 0-1.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/0d/0dRa.mp4

Të këshilluara

Video/ Sergio Aguero trefishon ndaj Arsenal

Sergio Aguero ka shënuar golin e tretë për Manchester City dhe personal ndaj Arsenal. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 61' të takimit që po luhet në E...

18:56

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI