Flash

Gisele Bundchen: Përse përfundoi lidhja ime me Di Caprion

Lapsi.al 2 February 2019
Gisele Bundchen: Përse përfundoi lidhja ime me Di Caprion

Marrëdhëniet ndryshojnë dhe çiftet e famshme nuk bëjnë përjashtim.

Shumë kohë para se Tom Brady të hynte në jetën e Gisele Bundchen, modelja ishte në një marrëdhënie romantike me aktorin Leonardo DiCaprio.

Ata qëndruan të lidhur për gati pesë vjet para se të ndaheshin në vitin 2005. Vendimi për t’u larguar nga ai ishte i vështirë sipas Gisele, e cila pas 14 vjetësh më në fund ka zbuluar se përse është ndarë nga aktori i Hollivudit.

“Meqë nuk po e mpija më veten me cigare, alkool dhe orare të zgjatura në punë, fillova t’i shihja më qartë zgjedhjet që kisha bërë e që kisha injoruar. A isha vetëm në misionin për të zbuluar veten, teksa ai mbeste i njëjti? Në fund, për fat të keq përgjigja ishte po”.

Por Gisele jo vetëm që e gjeti veten, por gjeti dhe lumturinë pasi u martua me Tom Brady-n. Prej dhjetë vitesh është e martuar me qendërmbrojtësin e New England Patriots dhe duken shumë të lumtur.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI