Flash

Trafikonin heroinë, arrestohen në Durrës 4 persona

Lapsi.al 31 January 2019
Trafikonin heroinë, arrestohen në Durrës 4 persona

Një grup trafikantësh të heroinës janë arrestuar në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale B.D., A.T, dhe N.M. Gjithashtu u ekzekutua urdhri i Prokurorisë Durrës për ndalimin e shtetasit A.R.

Pas një hetimi disa mujor, ka përfunduar me sukses operacioni i koduar "Vollga".

Të arrestuarve iu sekuestruan 5 kg të dyshuar heroinë, një sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

"Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI