Flash

Krymadhi-Shahinit: Synon të sjellësh universitetin e Sorosit nga Budapesti e të mbyllësh atë të Tiranës

Lapsi.al 31 January 2019
Krymadhi-Shahinit: Synon të sjellësh universitetin e Sorosit nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në parlament ka hedhur akuza dhe mbi ministren aktuale të Arsimit, Besa Shahinin. Kryemadhi i kërkon Shahinit të respektojë institucionet.

“Zhbllokoni buxhetin e çerdheve të Skraparit se siç është Skrapari janë dhe gjithë bashkitë e Shqipërisë. Dhe merrni përgjegjësitë tuaja  si ministre.

Nga ana tjetër z.Kryetar i Kuvendit, kësaj zonjës këtu që nuk e di shtëpinë ku e ka dhe ajo vetë, mësoji që ka disa rregulla në Shqipëri dhe në shqiptarët i respektojmë njerëzit, institucionet, edhe kur jemi armiq. Kur vjen përballë një institucioni duhet të vish dhe të sillesh në mënyrë dinjitoze.

Alabakë rrugësh të cilët e kthejnë institucionin e Parlamentit, në institucione orgjish për të sjellë një sjellje tjetër ki kujdes se nuk do të falë njëri. Nuk do të falin gratë dhe vajzat e Parlamentit, jo më gratë dhe vajzat që janë jashtë Parlamentit”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi e ka akuzuar Shahinin se po sjell Universitetin e Sorosit prej Budapestit në Tiranë dhe se ka qëllim zhdukjen e Universitetit të Tiranës.

 “Dhe nga kjo foltore dua të bëj dhe një denoncim që ta kemi parasysh të gjithë.

E gjithë lufta dhe Pakti i Universitetit, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë, të nderuar studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, ka një prapaskenë. Shkatërrimin e Universitetit të Tiranës dhe sjelljen e Universitetit të Sorosit në Budapest, i cili me vendim të Kryeministrit të Hungarisë dhe të Presidentit të Hungarisë  do të mbyllet. Dhe qeveria jonë e famshme do që ta sjellë në Shqipëri.

Pavarësisht bindjeve tona politike dhe ça përfaqësojmë ne të gjithë këtu, të marrim përsipër të mbrojmë universitetin tonë. Universiteti i Tiranës dhe universiteti shtetëror është shumë i rëndësishëm. Mos të lejojmë këtë krim dhe këtë degjenerim në sistemin tonë arsimor. 27 vjet tranzicion që ne kalojmë duhet ta mbyllim përfundimisht. Por jo duke sjellë një universitet që në një vit merr 10 diploma”, u shpreh ajo.

 

Të këshilluara

Berisha- Ramës: Ke mohuar djalin tënd

Debati mes kryeministrit Rama dhe ish-kreut të PD-së, Sali Berisha ka degraduar në ofendime. Teksa Rama akuzon Berishën se Amerika i ka mohuar vizën, Beris...

13:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI