Flash

Kryemadhi për Besa Shahinin: Pjesë e sektit Soros, nuk di se ku ka shtëpinë

Lapsi.al 31 January 2019
Kryemadhi për Besa Shahinin: Pjesë e sektit Soros, nuk di se ku ka

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh sot në Kuvend se vendosja e Besa Shahinit në krye të Ministrisë së Arsimit nuk është e paqëllimshme, pasi ajo njihet për përkatësinë e saj ndaj sektit Soros.

Kryemadhi tha se përmes Shahinit po përgatitet hapja në Shqipëri e Universitetit të Europës Qendrore, i themeluar nga miliarderi George Soros, që u mbyll pak kohë më parë nga ana e qeverisë hungareze.

Kryemadhi e sulmoi edhe më tej Shahinin duke e quajtur atë një halabake rrugësh që nuk di të respektojë institucionet.

‘Kësaj zonjës që nuk e di ku ka shtëpinë as ajo vetë, i them që të ketë kujdes. Halabake rrugësh që nuk respektojnë institucionet, e kthejnë institucionin në orgji. Ki kujdes se nuk të fal njeri, nuk të falin as zonjat deputete, dhe as zonjat e Shqipërisë’, tha Kryemadhi.

Universiteti të cilit i referohet Kryemadhi, i hapur në vitin 1991 dhe që është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, në Nju Jork, prej më tepër se një viti kishte probleme ligjore, nga koha kur Hungaria ndryshoi ligjin e arsimit të lartë për universitetet e huaja.

Kujtojmë se Universiteti e ka mbajtur të hapur kampusin e tij në Budapest, por programet e tij të akredituara në Shtetet e Bashkuara do të çohen në Vienë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI