Flash

E quajtën anoreksike dhe të shëmtuar, reagon Celine Dion

Lapsi.al 31 January 2019
E quajtën anoreksike dhe të shëmtuar, reagon Celine Dion

Celine Dion është përballur kohët e fundit me disa komente aspak të këndshme në profilin e saj në rrjete sociale. “Je anoreksike”, “Je shume e shëmtuar”, “Ke nevojë për ndihmë, ke nevojë të hash”. këto janë disa nga komentet që 50-vjeçarja ka marrë kohëve të fundit në llogarinë e saj në Instagram. Por, Celine Dion, ka menduar t’i kthejë përgjigje gjithë sulmeve të këtyre ditëve. Kështu gjatë një interviste me Dan Wootton për ITV dhe Sun, ylli i hitit “My heart will go on”, kërkon ose ta pëlqejnë siç është, ose ta lënë rehat.

“Nëse ju pëlqen siç jam, ok. Në të kundërt , më lini rehat. Nuk marr përsipër risqe. Thjesht dua të ndihem e fortë, femërore dhe seksi. Më pëlqen vetja ashtu siç jam prandaj nuk dua të flas më për këtë. Askush nuk duhet të shqetësohet se si dukem unë. Mjafton të më shikoni dhe të mos bëni foto me mua” – është shprehur Celine Dion.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori hollywoodian

Dik Miller ka ndërruar jetë. Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Gremlins” dhe “Terminator” ka vdekur në moshën 90-vjeçare, raporton “Variety”. Miller...

14:41

Jay dhe Bey, bileta falas për veganët (FOTO)

Bileta falas për të gjithë koncertet e tyre, në çdo kohë, gjatë gjithë jetës. Së bashku me bashkëshortin e saj, reperin e njohur Jay Z, Beyonce do jua japë kët...

13:28

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI