Flash

Detaje nga ekzekutimi i ish-policit/ Arben Bilali i shoqëruar në makinë, autorët...

Lapsi.al 31 January 2019
Detaje nga ekzekutimi i ish-policit/ Arben Bilali i shoqëruar në

Arben Bilali, ish-polici që u ekzekutua ditën e djeshme në një atentat mafioz në zonën e Selitës në Tiranë po udhëtonte me djalin e një mikut të tij me një makinë tip "Golf 5". Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se autorët që e ndiqnin prej ditësh e kanë qëlluar me kallashnikov me silenciator.

Sipas kamerave të sekuestruara, autorët e kanë ndjekur makinën me të cilën lëvizte Arben Bilali që nga Vasil Shanto.

Burime nga grupi hetimor për këtë ngjarje i thanë Lapsi.al se policia shoqëroi dje një person nga një fis i njohur të fortësh në Tiranë. Me këtë fis ish-polici ka patur një histori hakmarrjeje. 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po merret në pyetje nga policia, por jo si autori i krimit, thjesht si një person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ish-polici të jetë ekzekutuar edhe për ndonjë konflikt tjetër të mundshëm që nuk lidhej me historinë e tij të hakmarrjes së vjetër. Lapsi.al mësohet se ish-polici ka patur armë me vete, por nuk e ka përdorur.

Ish-efektivi i policisë, i vrarë ditën e djeshme në zonën e Selitës kishte vendosur kamera në të gjithë shtëpinë e tij. Arben Bilali i druhej një atentati të mundshëm. Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilalit në vitin 1998 dhe Leonard Bilalit në vitin 2010, Arbeni qëndronte i ngujuar në banesën e tij shumicën e kohës, duke mos dalë shpesh.

3 vëllezërit e vrarë, kanë edhe një vëlla tjetër që qëndron gjithashtu i ngujuar prej frikës së vrasjes.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Berisha- Ramës: Ke mohuar djalin tënd

Debati mes kryeministrit Rama dhe ish-kreut të PD-së, Sali Berisha ka degraduar në ofendime. Teksa Rama akuzon Berishën se Amerika i ka mohuar vizën, Beris...

13:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI