Flash

Benzema çon në gjysëmfinale të Kupës Real Madrid, por Vinicius është mahnitës...

Lapsi.al 31 January 2019
Benzema çon në gjysëmfinale të Kupës Real Madrid, por

Gjysëmfinalja ishte misioni dhe Real Madrid nuk zhgënjen, duke thyer 1-3 Girona në Kupën e Mbretit duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Karim Benzema ishte protagonisti absolut i ndeshjes me dy gola në pjesën e parë, që shuan cdo ide të vendasve për ti bërë keq merengues.

Los Blancos ishin favoritë përballë katalanasve, kjo edhe për rezultatin e ndeshjes së parë, por golat e francezit: në minutën e 27-të pas asist të Carvajal dhe në të 43-të, kur sugjerimin e bën Vinicius Junior. I jashtëzakonshëm francezi, por komplimentat i meriton edhe braziliani adoleshent, që bëri një tjetër provë acaruese për mbrojtësit kundërshtarë, me lojëra prestigji e veprime spektakolare.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/ooXFJbgWlJkS7rnT2jQ1_31_d899d1d9d446c969e73b4052e2a1e97b_video_360p_converted.mp4

Girona tentoi të futet në lojë, me golin në minutën e 71-të të Pedro Porro, por Llorente mbyll llogaritë me një goditje të fuqishme, që fikson rezultatin e përgjithshëm 7-3 dhe kalimin në katër më të mirat e Kupës së Mbretit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI