Flash

Vrasja e ish-policit/ Makina me targa të falsifikuara, kamerat kanë fiksuar lëvizjet e 'Benzit'

Lapsi.al 30 January 2019
Vrasja e ish-policit/ Makina me targa të falsifikuara, kamerat kanë

Zbulohen detaje të  tjera për 50-vjeçarin Arben Bilali, ish-efektiv policie, icili mbeti i vrarë pak orë më parë në zonën e Selitës. Burime prej grupit hetimor raportojnë se 50-vjeçari është qëlluar nga një “Benz” i zi me automatik. Lapsi.al mëson se automjeti tip 'CLS' ishte me targa të falsifikuara. Kamerat e sigurisë pranë zonës së 'Vasil Shantos' kanë fiksuar lëvizjet e makinës, por dy autorët nuk kanë dalë nga automjeti për asnjë cast.

Nisur prej plumbave të shumtë të marra në trup, dyshohet se viktima ka qenë duke ecur, ndonëse skena e vrasjes nuk është krijuar ende. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, të cilat grupi hetimor mendon mund t’i përdorë për të kuptuar më tej atë që ka ndodhur, gjithashtu pritet të bëhet dhe identifikimi i makinës.

Policia po punon për ndërtimin e një identikiti të vrasësit, nisur nga përshkrimet e dëshmitarëve.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit të vrarë është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. 50-vjeçarit i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 qe vëllai i tij ai që u vra në të njëjtin vend ku Arben Bilali u ekzekutua sot.

Të këshilluara

Tiranë/ 5 persona kapen me 10 kg heroinë

Një operacion anti-drogë është kryer prej Policisë së Tiranës. Si rrjedhojë 5 persona janë arrestuar me 10 kg heroinë. Aksioni policor është zhvilluar në a...

16:05

Britani e Madhe, çfarë po ndodh me BREXIT

Parlamenti britanik nuk vendosi dot nën kontroll Brexitin. Theresa May mundi t'i bashkonte mbas vetes konservatorët. Kërkesa e tyre është të largojë Backstop-in...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI