Flash

U arratis pas dënimit me 2 vite burg për dhunë në familje, arrestohet nga policia

Lapsi.al 30 January 2019
U arratis pas dënimit me 2 vite burg për dhunë në familje,

I shpallur në kërkim pas dënimit me 2 vite burg për dhunën e ushtruar në familje, arrestohet Agim Doçi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar Doçin me 2 vite burg për veprën penale: "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës",  pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.

"Në ngarkim të tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët, në mungesë masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Dhunë në familje".

Ndërkohë  po gjatë kohës që ka qenë nën masën e sigurisë  dhe i shpallur në kërkim shtetasi i mësipërm ka thyer urdhrin e  mbrojtjes dhënë nga gjykata  ish-bashkëshortes së tij", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI