Flash

Studentët bojkotues mbyllin me zinxhirë gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi'

Lapsi.al 30 January 2019
Studentët bojkotues mbyllin me zinxhirë gjimnazin ‘Petro Nini

Studentët bojkotues kanë mbyllur me zinxhirë derën e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", në përpjekje për të ndaluar studentët e fakultetit Juridik për të zhvilluar aty mësim pasditen e sotme, meqë në fakultet prej ditësh studentët protestues nuk lejojn kryerjen e mësimit.

Të ndodhur në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim për të mos humbur vitin akademik janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.

“Do zhvillohet mësim çdo mbasdite tek gjimnazi ‘Petor Nini’. Do ketë mësim dhe të shtunë edhe të diel. Jemi të detyruar për këtë zgjidhje” - ka thënë Dekani i Juridikut, Artan Hoxha.

Dekani iu drejtua dy ditë më parë me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkoi ambiente të reja për zhvillimin e procesit mësimor.

Kërkesa e Dekanit erdhi pasi një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin në ambientet e këtij fakulteti në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre dhe nuk lejojnë pjesën tjetër të zhvillojë procesin mësimor ne auditore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI