Flash

Shpërthimi në Fushë-Krujë, policia arreston dy persona

Lapsi.al 30 January 2019
Shpërthimi në Fushë-Krujë, policia arreston dy persona

Policia e Shtetit ka sjellë detaje për shpëthimet që ndodhën gjatë natës së kaluar në zonene e Niklës në Krujë.

2 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit B.K. i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa. Personi tjetër i arrestuar, D.Xh. dyshohet si autor.

NJOFTIMI 

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive.

Në lidhje me ngjarjen vihen në  pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Njërit prej autorëve  të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara është kapur edhe një shtetas në kërkim kombëtar për  veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë,   pas një pune hetimore të specializuar , në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen  e djeshme në Nikel,  ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilerinë e shtetasit E.C.ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata).

Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale

" Shkatërrimi i pronës me eksploziv " dhe " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit "parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht:

• Është ndaluar me iniciativë shtetasi D.Xh. si autor i dyshuar;

• Është arrestuar në flagrancë shtetasi B.K.

Shtetasit B.K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i' u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi  lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve  të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme  ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet.

Në vijim të kontrolleve  të ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë është kapur edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasi Xh.K, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale " Kultivimi i bimëve narkotike " parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

(FOTO) Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë

Mbrëmjen e djeshme një garazh u shpërthye me tritol në Fushë-Krujë. Shpërthimi ndodhi në lagjen "Punëtori". Garazhi ishte në pronësi të 58-vjeçarit, Ramazan ...

08:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI