Flash

Rama 'merr me të mirë' banorët e 'Astirit', ndryshon VKM-në: Qira deri në momentin e strehimit

Lapsi.al 30 January 2019
Rama 'merr me të mirë' banorët e 'Astirit',

Qeveria ka vendosur të ndryshojë vendimin për banorët e Unazës së Re që preken nga projekti i ndërtimit të rrugës.

Ndryshe nga vendimi i parë që parashikonte qira për një periudhë dyvjeçare për banorët që u shemben ndërtesat, në vendimin e marrë sot, ndryshohen fjalët "… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi", e cila zëvendësohet me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin”.

Sipas vendimit, Financimi i qirasë për familjet përfituese mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

"Financimi i qirasë të bëhet pas verifikimit nga Bashkia Tiranë të gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes, sipas parashikimeve të ligjit për strehimin", thuhet në VKM.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej muajsh kundër vendimit që shemb ndërtesat e tyre pa i dëmshpërblyer.

Të këshilluara

Tiranë/ 5 persona kapen me 10 kg heroinë

Një operacion anti-drogë është kryer prej Policisë së Tiranës. Si rrjedhojë 5 persona janë arrestuar me 10 kg heroinë. Aksioni policor është zhvilluar në a...

16:05

Britani e Madhe, çfarë po ndodh me BREXIT

Parlamenti britanik nuk vendosi dot nën kontroll Brexitin. Theresa May mundi t'i bashkonte mbas vetes konservatorët. Kërkesa e tyre është të largojë Backstop-in...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI