Sot ajo njihet si mbretëresha botërore e muzikës pop, por siç dihet gjerësisht, hapat e parë të karrierës së divës Madonna nuk kanë qenë aspak të thjeshta. Në intervista të shumta ajo ka pohuar se ka qenë tepër e varfër dhe një gjë të tillë ua ka rikujtuar së fundmi ndjekësve. Në foton e shkrepur në ceremoninë e diplomimit në shkollë të mesme, Madonna shihet pranë motrës së saj, të dyja të veshura me fustane të gjata me lule.