Flash

Kryeprokurorja e Pukës i dërgon kërkesë KLP-së: Nuk mund t'i hetoj dot kushurinjtë, jam vetëm

Lapsi.al 30 January 2019
Kryeprokurorja e Pukës i dërgon kërkesë KLP-së: Nuk

Prokuroria e Rrethit të Pukës ndodhet në një situatë jashtë normales. Përveç drejtueses së organit të akuzës Elidjana Kasës, nuk ka mbetur asnjë prokuror.

Kasa i ka shprehur shqetësimin e saj përmes një letre, kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Ajo ka nënvizuar se prej mungesës së organit të akuzës është e vështirë të hetohen ngjarje kriminale në vend.

Duke iu referuar urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm të datës 31.01.2018, ku caktohet që Prokuroria e rrethit gjyqësor Pukë të ketë tre prokurorë, Kasa bën kërkesë plotësimin e vendeve bosh.

Drejtuesja e organit të akuzës, shprehet se e ka të vështirë të kryejë funksionin e saj edhe për shkak të lidhjeve fisnore që ka me disa qytetarë të Pukës, të cilët po ndiqen penalisht.

Të këshilluara

Tiranë/ 5 persona kapen me 10 kg heroinë

Një operacion anti-drogë është kryer prej Policisë së Tiranës. Si rrjedhojë 5 persona janë arrestuar me 10 kg heroinë. Aksioni policor është zhvilluar në a...

16:05

Britani e Madhe, çfarë po ndodh me BREXIT

Parlamenti britanik nuk vendosi dot nën kontroll Brexitin. Theresa May mundi t'i bashkonte mbas vetes konservatorët. Kërkesa e tyre është të largojë Backstop-in...

15:43

Tiranë, ekzekutohet me armë ish-polici (Emri)

Një ngjarje e rëndē ka ndodshur sot në Tiranë. Një ish-polic  është qëlluar për vdekje me armë zjarri në stacionin e “Tiranës së Re”. Nga të dhënat e para ra...

14:50

Të shtëna me armë në Tiranë

NJë ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë Dy grupe janë përplasur me armë me njëri-tjetrin, pas një konflikti midis tyre. Ngjarja ka ndo...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI