Flash

Spiropali: Nga protesta ka mbetur vetëm një karikaturë e saj

Lapsi.al 29 January 2019
Spiropali: Nga protesta ka mbetur vetëm një karikaturë e saj

Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se fakultetet po merren peng prej opozitës, duke iu referuar kështu ngujimit dhe bojkotimit të ambienteve të fakulteteve prej studentëve.

Ajo që ka mbetur është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, është shprehur Spiropali.

“Pakti për Universitetin përfshin ulje të tarifave dhe transformim të godinave. Ne do bëjmë për Universitetin atë që nuk është bërë në 27 vite. Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, i cili është i angazhuar së bashku me disa segmente të vogla të Universitetit dhe të ushqyera ndër vite me tituj të pa merituar  dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore.

Kjo është një shfaqje ekstreme e një opozite që nuk ka asnjë ide dhe lidership. Për fat të mirë pjesa më e madhe e fakulteteve janë çliruar nga këto grupe. Por pengmarrja është kthyer në plagë tek Juridiku. I bëj thirrje rektorit që t’i përgjigjet studentëve”- tha Spiropali.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI