Flash

Drejtuesi i QSHSS akuza ndaj Ramës: Një psikolog më ka thënë se ai ka probleme mendore

Lapsi.al 29 January 2019
Drejtuesi i QSHSS akuza ndaj Ramës: Një psikolog më ka

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Geri Selenica, i ftuar në “Natë më Xhaxhiun”, ka nisur të sulmojë kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Selenica është shprehur se qeveria aktuale nuk di të thithë investime. Ndërsa një prej superfuqive të botës, Kina, investon në rajon, në Shqipëri ka vendosur të mos e bëjë një gjë të tillë për shkak të politikave qeverisëse, u shpreh Selenica.

Më tej ai ka treguar se ka komunikuar me një psikolog anglez, i cili sipas Selenicës e ka cilësuar Ramën si të paaftë mendërisht.

“Kam folur me një psikolog shumë të edukuar, dhe e kam pyetur se çfarë sindrome ka Edi Rama. Ai më ka thënë se ai ka një formë autizmi, që quhet ADHD. Ai ka probleme mendore. Jepja timonin e makinës ai nuk mund ta drejtojë dot.  Atij nuk mund t’i besosh t’i japësh një makinë për të drejtuar e jo më të drejtojë të gjithë shtetin.

Me Edi Ramën Kryeministër, ky shtet nuk mund të bëhet”, – tha Selenica ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI