Flash

Autoriteti i Dosjeve: 30 personalitete të vendit me probleme serioze

Lapsi.al 29 January 2019
Autoriteti i Dosjeve: 30 personalitete të vendit me probleme serioze

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula deklaroi se mes 1500 personaliteteve në vend 30 janë me probleme.

“Në 1500 personalitete rreth 30 janë gjetur me probleme në sektorë shumë të rëndësishëm” – u shpreh Sula.

Ajo iu përgjigj interesit të medias lidhur me padinë e ngritur nga prokurori Bujar Sheshi, i vënë së fundi nën akuzë si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Punën e kemi të pandikuar nga çdo gjë që ndodh. I shërbejmë vetëm ligjit", u shpreh Sula. Kryetarja e autoritetit të dosjeve apeloi publikun e mediat se mund të ndjekin rastet hap pas hapi.

Anëtari i KLP-së, Bujar Sheshi kallëzoi sot Autoritetin e Dosjeve në Prokurori për “falsifikim të dokumenteve”. Në kallëzimin e tij përmendet emri i Gentiana Sulës me detyrë Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) si dhe çdo anëtari tjeter të këtij instutucioni që ka bashkëpunuar me të.

Një ditë më parë Autoriteti i Dosjeve e klasifikoi si bashkëpunëtor dhe anëtar, në dokumentat e sigurimit të shtetit, ndërsa thuhet se edhe dorëzimi i dokumente rezultonte me probleme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI