Flash

9 muaj pas ndarjes Channing Tatum kërkon kujdestarinë e vajzës

Lapsi.al 29 January 2019
9 muaj pas ndarjes Channing Tatum kërkon kujdestarinë e vajzës

Mbi 9 muaj pas ndarjes, Channing Tatum po i kërkon një gjyqtari në Los Angeles që të vendosë një skemë zyrtare me Jenna Dewan, për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Ai mori këtë vendim që, Everly të ketë një jetë më të qëndrueshme, sepse ajo është e lumtur dhe më e relaksuar kur di një plan.

Aktori gjithashtu tregoi në hollësi kërkesat e propozuara sipas “The Blast”:

“Everly duket se po përshtatet me ndarjen tonë dhe me jetesën në dy shtëpi”.

Ai kërkon që të marrë kujdestarinë  e të bijës të hënën dhe të martën, ndërsa ish-bashkëshortja e tij të jetë me të, të mërkurën dhe të enjten; ndërsa për fundjavën do të vendosin me konsensus.

Gjithashtu aktori sugjeron që, secili prej tyre të kalojë dy javë pushime me të bijën gjatë verës, ndërsa për festat të vendoset me radhë se ku do të qëndrojë vogëlushja.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI