Flash

Pollo kërkon raport për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE, Balla bie dakort

Lapsi.al 28 January 2019
Pollo kërkon raport për ecurinë e integrimit të

Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, përfaqësuesi i PD-së Genc Pollo, kërkoi prej qeverisë që të raportojë për ecurinë e integrimit si dhe ecurinë e 5 prioriteteve kyçe, kërkesë e pranuar dhe prej mazhorancës.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, gjatë fjalës në komision përgëzoi opozitën për rikthimin në komisionet parlamentare dhe u shpreh se qeveria deri në fund të shkurtit ka për detyrë të sjellë raportin për integrimin, i cili duhet shoqëruar dhe me diskutim në seancën plenare.

Pollo: Kërkese qeverisë se deri ku ka shkuar me përmbushjen e kushteve që janë vendosur nga BE. Qeveria të raportojë për ecurinë e procesit të integrimit. Edi Rama është ministër për integrimin europian. Kërkojmë informacion për ecurinë e 5 prioriteteve, procesi skrining, raporti 3 mujor, lista e ligjeve qe përafrohet me legjislacionin e BE

Balla: Përgëzoj opozitën për rikthimin në punën normale. Mirëpresim rolin monitorues të opozitës. Dakord më kërkesën që ju keni bërë. Qeveria deri në fund të muajit shkurt ka detyrim të sjellë raportin që duhet shoqëruar edhe me diskutim në seancën plenare. Kërkesa juaj të jetë komplementare me raportin vjetor që sjell qeveria, sepse ky raport është më i detajuar. Komisioni i integrimit i kujton qeverisë të zbatojë afatet. Në konferencën e kryetarëve do kërkojmë të bëhet edhe një debat për çështjen e integrimit.

Bumçi: BE ka vendosur si kusht edhe marrëdhëniet me fqinjët. Duhet të mbahet një qëndrim

Balla: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, por ne nuk ndërhyjmë në politikën e jashtme të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI