Flash

Përplasje mes studentëve te Fakulteti i Drejtësisë, një vajzë merret me ambulancë

Lapsi.al 28 January 2019
Përplasje mes studentëve te Fakulteti i Drejtësisë, një

Ka patur momente tensioni tek Fakulteti i Drejtësisë, ku studentët e ngujuar janë përplasur fizikisht me studentët që janë shprehur se duan të bëjnë mësim.

Debatet kanë përfunduar edhe në përplasje fizike ku një studente u shpreh për mediat se është dhunuar nga një djalë që nuk e njihte.

Për shkak të këtyre tensioneve një studente nuk është ndjerë mirë dhe për këtë është përcjellë më ambulancë drejt spitalit.

Studentët nuk kanë lejuar që të filmohej shoqërimi i saj për tek ambulanca.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI