Flash

I bënte shantazh italianes me foto intime, pranga shqiptarit

Lapsi.al 28 January 2019
I bënte shantazh italianes me foto intime, pranga shqiptarit

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar më datë 23 janar nga karabinierët e Peruxhias. Emri i tij nuk bëhet publik, por mediat lokale shkruajnë se ai ka detyruar një 30-vjeçare italiane të kryejë marrëdhënie seksuale me të përmes shantazhit. Të dy u njohën në Facebook në shtator të 2018-ës.

Italiania i ka dërguar shqiptarit fotografi të pjesëve intime pas komunikimeve të vazhdueshme me të, ku dalloheshin edhe tatuazhe. Fillimisht shqiptari nisi ta shantazhonte gruan duke i kërkuar një takim me të në një pikë karburanti në Peruxhia.

Ai e kërcënonte se do t’ia tregojë fotografitë të shoqit nëse ajo nuk kryen marrëdhënie intime me të. Në SMS i premtonte se do t’ia fshinte fotografitë në rast se 30-vjeçarja do t’ia plotësonte kërkesën. Sipas të njëjtave burime, ajo pranon dhe kryen marrëdhënie me të në makinën e tij, në një parkim.

Por shqiptari nuk e mban premtimin... Përkundrazi, ai i kërkon të kryejnë marrëdhënie edhe një herë tjetër. Ai i shkroi sërish më 19 janar, por këtë herë ajo lajmëroi policinë. Në momentin që italiania del në takim me shqiptarin dhe dalin së bashku në takim, efektivët e policisë ndërhynë duke i vendosur prangat shqiptarit.

https://youtu.be/Ee1NtwBRKTA

Të këshilluara

Gati ftesa për Maqedoninë në NATO

Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO. Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Minist...

19:57

Kukës, zjarr në konviktin e nxënësve

Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në godinën e konviktit të nxënësve të gjimnazeve në Kukës. Mësohet se flakët kanë rënë në sektorin e kuzhinës së konviktit...

19:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI