Flash

"Është gjithnjë kështu me Juventus": leximi i buzëve të kapitenit të Lazios pas penalltisë, bëhet viral

Lapsi.al 28 January 2019
"Është gjithnjë kështu me Juventus": leximi i
“Është gjithnjë kështu”. Me këto fjalë Lucas Leiva, i është drejtuar Giorgio Chiellini në minutën e 87’ të Lazio-Juventus, pas penalltisë që iu akordua bardhezinjve nga arbitri i ndeshjes Guida. Ajo që dëshmon shfryrjen e nervave të kapitenit bardhekaltër është një video tashmë virale në rrjetet sociale që ka filmuar protagonistët menjëherë pas faullit të kryer në zonë nga Lulic ndaj Cancelo, që favorizoi më pas golin vendimtar të Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë. Një gol i rëndësishëm ai i portugezit që i lejon Juventus të Allegri të fitojë një ndeshje të vështirë e të shkëputet +11 nga Napoli i vendit të dytë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI