Flash

Deputeti i PD-së tregon gjendjen në Urgjencën e Tiranës, pacientët përdorin shtretër me pleshta

Lapsi.al 28 January 2019
Deputeti i PD-së tregon gjendjen në Urgjencën e Tiranës,

Deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka publikuar një video ku duket gjendja jashtë normales në ambientet e Urgjencës së Tiranës.

Sipas Spahisë, në Urgjencë pacientët shtrohen në shtretër me pleshta, ambient me lagështirë dhe të amortizuar.

Spahia ka bërë me dije se pacientët transportohen në autoambulanca pa oksigjen dhe pa maska të përshtatura për fëmijë ose të rritur.

Infermieri i urgjencës denoncon se, në Spitalin Nënë Tereza përveç kushteve skandaloze në të cilat shteti nuk vë dorë, mungojnë shumë ilaçe të urgjencës mes tyre edhe ilaçi primar kundër sulmeve në zemër, trinitrina.

“Në QSUT nuk ka ilaçe, mungojnë shumë. Autoambulanca nuk funksionon. Mungon oksigjeni, ilaçet e ndihmës së parë “, thotë infermieri i turnit.

Deputeti Spahia e ka quajtur kurajoz rrëfimin e infermierit, pavarësisht dy vërejtjeve e kërcënimeve që ka marrë për largim nga puna.

 “Për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandaloze, vazhdon të flasë me shpresën se diçka do ndryshojë e se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë çdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë", thotë Spahia.

https://www.facebook.com/100009522289777/videos/pcb.2224586374535417/2224582584535796/?type=3&theater

https://www.facebook.com/100009522289777/videos/pcb.2224586374535417/2224585351202186/?type=3&theater

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI