Flash

Dekani i Juridikut kërkesë Ministrisë së Arsimit: Duam ambiente për mësim

Lapsi.al 28 January 2019
Dekani i Juridikut kërkesë Ministrisë së Arsimit: Duam

Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkon ambiente të reja për zhvillimin e procesit mësimor.

“Duam ambiente të tjera për të bërë mësim, pasi këtë e kërkon shumica e studentëve. Ambientet tona ne i kemi të bllokuara për shkak të ngujimit të një pjese studentësh.” - thotë ndër të tjera dekani i Juridikut në kërkesën e tij.

Kërkesa e Dekanit vjen në një kohë kur një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin në ambientet e këtij fakulteti në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre dhe nuk lejojnë pjesën tjetër të zhvillojë procesin mësimor ne auditore.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme pati përplasje mes grupit të studentëve të ngujuar me ata që kërkojnë të bëjnë mësim dhe nuk duan të humbasin vitin akademik. Grupi i studentëve që kërkojnë të bëjnë mësim të cilët janë më të shumtë në numër kanë hequr karriget nga dera e fakultetit, çka ka sjellë revoltën e studentëve të ngujuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI