Flash

'Koka' e trafikut të njerëzve në Angli, ekstradohet shqiptari (VIDEO)

Lapsi.al 27 January 2019
'Koka' e trafikut të njerëzve në Angli, ekstradohet

Kreu i një rrjeti të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe është ekstraduar drejt Belgjikës për të shlyer dënimin me 10 vite burg dhe 720 mijë euro gjobë. Shqiptari Alket Dauti u arrestua në një aksion të zhvilluar në apartamentin e tij në jug të Londrës në qershor të vitit 2018.

Arrestimi i tij ishte pjesë e një hetimi të përbashkët britanik-belg, ndërsa ai drejtonte një grup që dërgonin me kamionë burra, gra dhe fëmijë nga Belgjika drejt Britanisë kundrejt pagesës.

Banda përdorte shoferë të korruptuar kamionësh për të marrë emigrantët në Belgjikë, të cilët i fusnin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të ndryshme.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Pranga shqiptarit, koka e trafikut të njerëzve në Londër (VIDEO) 

Banda dyshohet se trafikonte shqiptarë, të cilët paguanin shifra të mëdha parash për të qëndruar në hotele në Belgjikë, përpara se të shkonin në Britani.

“Përmes punës sonë të ngushtë me Policinë dhe prokurorët federalë të Belgjikës ne kemi goditur një grup të rëndësishëm të krimit të organizuar i përfshirë në sjelljen e emigrantëve në Britani në mënyrë të paligjshme. Dauti ishte kreu i atij grupi. Ai i trajtoi emigrantët e dëshpëruar si mall për të bërë para. Ai nuk kishte marrë parasysh se jeta e tyre vihej në rrezik pasi ata udhëtonin në anën e pasme të kamionëve.  Ai është dënuar nga një gjykatë belge dhe ne e kemi ekstraduar atje për të kryer dënimin e tij”- ka thënë prokurori që ka udhëhequr hetimet në Britani.

https://youtu.be/-xjl4gn8qeI

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Cerrik–Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në fshatin Dri...

19:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI