Flash

FOTO/ Kush është 20-vjeçari që mashtroi Tv Klan dhe Top Channel me piktura të vjedhura

Lapsi.al 27 January 2019
FOTO/ Kush është 20-vjeçari që mashtroi Tv Klan dhe Top

Konsiderohej si një artist një 20-vjeçar që kishte fituar disa çmime ndërkombëtare me pikturat e tij. Edlir Reka nga Berati, thotë se ka përfunduar Liceun Artistik në këtë qytet dhe “talentin” e tij e shpalos ku të mundet. Ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur pikërisht për artin e tij. Ai madje prezantoi edhe një pikturë, për të cilën u shpreh se ka fituar çmim në Moskë dhe vepra e tij qëndron në Muzeun e Artit Modern në kryeqytetin rus. Mirëpo, kjo ka rezultuar e gjitha një mashtrim. Drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari thotë se piktura në fjalë e Edlir Rekës është një kopje dhe ai duhet të kërkojë falje për mashtrimin që ka bërë. 

“Jo Edlir! Kjo këtu në Instagram është hera e parë, që ti pranon se piktura jote është NJË KOPJE, me të cilën pretendon se ke fituar në Moskë dhe krenohesh nëpër programe televizive se ajo qëndron e varur në Muzeun e Artit Modern atje!!! Nëse do ta dija më parë, sigurisht që s’mund të kishe qenë i ftuari im. Prisja të kërkoje ndjesë në këtë postim tëndin e jo të vazhdoje akoma me mashtrime @edlirreka. Ndjesë publikut tim”, - shkruan gazetarja Rudina Magjistari.

Në fakt, piktura për të cilën Edlir Reka thotë se ka fituar çmim në Moskë, i përket piktorit kanadez Blu Smith. Mashtrimi i 20-vjeçarit u zbulua edhe me ndihmën e publikut të emisionit, të cilët në profilin e Rudina Magjistarit në Instagram nisën të shkruanin se piktura e prezantuar nga Edlira Reka është një kopje dhe autorësia nuk i përket atij. Me të njëtën mjeshtëri, i riu u shfaq edhe në emisionin e pasdites në Top Channel nga i cili nuk ka ende një reagim.

 

Të këshilluara

'One direction', rikthehen sërish bashkë

Pas shpërbërjes së grupit të njohur “One Direction” të gjithë fansat kanë dashur një ribashkim të tyre. Pavarësisht se një pjesë e madhe i kishin humbur shpresa...

19:06

Enver Petrovski heq dorë nga teatri

I ftuar në emisionin “Voila” Petrovski ka bërë një deklaratë të fortë ku tregon sfidat dhe vendimet e profesionit të tij. “Të jesh aktor do të thotë të jesh ...

13:30

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI