Flash

FOTO/ Berisha publikon SMS: Bastet vazhdojnë, kontrollohen nga Olsi Rama

Lapsi.al 27 January 2019
FOTO/ Berisha publikon SMS: Bastet vazhdojnë, kontrollohen nga Olsi Rama

Mbyllja basteve sportive u prezantua me bujë si një reformë e madhe e qeverisë së kryeministrit Rama. U tha se kompanitë e basteve u mbyllën, megjithëse më pas u pranua se ende qarkullonin uebfaqe të huaja online ku mund të luhej. Këtë të diel një qytetar ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se lojërat e fatit vijojnë të ekzistojnë në kryeqytet. Sipas Berishës pas këtyre kompanive qëndron kompania e Olsi Ramës: “Plas bixhozi në të katër anët, në krye qëndron Olsarena!” – shkruan Berisha i cili publikon edhe SMS-në që ka marrë.

“Doktor kjo eshte bilete per bastet per ndeshjet e sotme te futbollit Poshte shkruhet qe kjo eshte bilete e miratuar edhe nga Ministria e Financave Ne dijenine time bastet vazhdojne të luhen ne pothuajse te gjitha pikat e meparshme. Nuk vihen vetem bastet e vogla me 100-200 leke te reja. Te tjerat vazhdojne normalisht vihen online” – thuhet në SMS i cili ka dërguar edhe një skedinë me ndeshje të luajtura të dilën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI