Flash

20-vjeçarja rrëfen gjithçka në polici: E vërteta e vrasjes në Zall Bastar për çështje nderi

Lapsi.al 27 January 2019
20-vjeçarja rrëfen gjithçka në polici: E vërteta e

20-vjeçarja Elida Cani ka dhënë dëshmitë e para në polici, pas vrasjes së të dashurit të saj Arben Gjeçit, në Zall Bastar. Ajo ka thënë se kishte shpesh konflikte me bashkëshortin e saj, por ka mohuar që kjo të jetë arsyeja pse kishte krijuar marrëdhënie jashtëmartesore me viktimën.

Vëllai i Elidës, Esat Cani ka pranuar në polici se ai është autori i vrasjes. Ai ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti që kishte zbuluar tradhtinë. Të dy të rinjtë kishin vendosur të mbanin nën vëzhgim 20-vjeçaren për ta kur në flagrancë me të dashurin.

Burime policore thanë se ata i kanë kapur në një kasolle dhe në gjaknxehtësi e sipër vëllai i Elidës e ka sulmuar 30-vjecarin Gjeçi me levë. Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjen në spital. Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët. Ishin mjekët që kanë kuptuar se viktima ishte vrarë, dhe nuk ishte aksidentuar, siç u tentua të fshihej krimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shqiptari gjendet i pa jetë në burgun grek

Një i burgosur tjetër u gjet sot i vdekur në Burgun e Korydallosit. Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk behët me dije është i treti që ka humbur ...

18:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI