Flash

Pas votimit të Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek priten një sërë procedurash të tjera

Lapsi.al 26 January 2019
Pas votimit të Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek

Menjëherë pas votimit të djeshëm në parlament dhe firmës së Presidentit të Republikës, Prokopis Pavlopulos, ratifikimi u zyrtarizua me botimin në Fletoren Zyrtare, me datë 01/25/2019.

Siç u veprua dhe pas ratifikimit të marrëveshjes nga Shkupi, Greqia do të informojë fqinjët me shënim verbalin e posaçëm duke deklaruar se parlamenti grek votoi në favor të marrëveshjes dhe se procesi vijon me zbatimin e plotë.

Së pari, informohet OKB, udhëheqës të negociatave mes Athinës dhe Shkupit, në vijim për pranimin sipas protokollit të Maqedonisë Veriore tashmë, në NATO.

Pasi të ratifikohen reformat kushtetuese në parlamentin maqedonas, një proces që sipas paktit përfundon pas miratimit të amendamenteve përkatëse nga Athina, atëherë Marrëveshja e Prespës dhe kushtetuta e re në Maqedoninë Veriore do të hyjnë në fuqi në mënyrë të parevokueshme, vendi do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore në marrëdhëniet bilaterale si dhe do të njihet nga vendet dhe organizatat ndërkombëtare.

 Dokumentat zyrtare të Maqedonisë për përdorim ndërkombëtar dhe ato dokumente të brendshme të destinuara për përdorim ndërkombëtar do të duhet të ndryshojë emrin për Republikën e Maqedonisë Veriore brenda pesë viteve nga data e Marrëveshjes.

Për fillimin e zbatimit të marrëveshjes do të jepet një afat prej gjashtë muajsh në Maqedoni për të ndaluar përdorimin e simboleve të trashëgimisë së lashtë greke si yllin e Verginas etj.

Krahas kësaj, do të tërhiqet dhe një nga flamujt origjinale maqedonase, jo zyrtar, por i përdorur me simbol yllin maqedonas.

Përsa i përket teksteve shkollore me përmbajtje irredentiste, do të ngrihet një komision të veçantë i cili do të marrë në konsideratë fragmentet me referime të tilla, për zëvendësimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI