Flash

Kosova, në librin e famshëm të rekordeve “Guinness”

Lapsi.al 26 January 2019
Kosova, në librin e famshëm të rekordeve “Guinness”

Kosova ka tani edhe zyrtarisht një rekord botëror “Guinness” për lulen “origami” më të madhe në botë, punuar nga një e re nga Ferizaji.

Arbnora Fejza-Idrizi, me këtë lule me diametër 8.7 metra, theu rekordin e mëparshëm “Guinness” që mbahej nga Franca, për lulen prej letre me diametër 5 metra. Ajo ka marrë tani edhe certifikatën zyrtare të librit të rekordeve “Guinness”, që e ka prezantuar para bashkëqytetarëve të saj.

“Meqenëse ky art është i zhvilluar vetëm në Japoni, e në Kosovë nuk njihet, atëherë unë pata fatin që ta prezantoj punën time dhjetëvjeçare në librin e rekordeve, ku njëkohësisht u zgjodha fituese. Rruga drejt suksesit, pa dyshim që ka sfida dhe vështirësi, mirëpo dëshira dhe ëndrra ime ishte edhe më e madhe sesa të gjitha vështirësitë që kam hasur deri më tani”, tha Fejza-Idrizi.

Vajza nga Ferizaji u jep një mesazh të rinjve, të punojnë për ëndrrat e tyre!

Arbnora ka përdorur letër kuzhine me përmasa 13×13 metra për lulen. Pasi e palosi 23 herë këtë letër, ajo formoi lulen “origami” më të madhe në botë. Arbnora nuk ndalet këtu, por po përgatitet për një tjetër rekord. Ajo ka ndër mend të ndërtojë vazon më të madhe, të cilën do ta dekorojë me flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën./tch

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI