Flash

Pedagogët sfidojnë qeverinë/ Nga 1 shkurti grevë e përgjithshme në universitete

Lapsi.al 25 January 2019
Pedagogët sfidojnë qeverinë/ Nga 1 shkurti grevë e

Asambleja e padagogëve të të gjitha fakulteteve të  Universitetit të Tiranës ka dalë sot me vendimin për fillimin e një greve të përgjithshme në 1 shkurt, nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen nga qeveria. Aktivizmi i trupës mësimëdhënëse u nxit që në fillim të këtij viti pas dhunës policore që u ushtrua mbi studentët protestues, passsë së qeverisë ndaj  kërkesave të tyre dhe sidomos pas njohjes me dy Vendime të Këshillit të Ministrave që tkurrinin autonominë universitare deri tek përzgjedhja e librave të leksioneve nga ministria.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Dita historike e pedagogeve qe u frymezuan nga studentet

Prdagogët që pas mbledhjes së katër asambleve të fakulteteve (Shkenca sociale, Filologjik, Gjeologji miniera dhe shkencat e natyrës) e kishin paralajmëruar mbledhjen e asambles së përgjithshme që do të kërkonte rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë kanë shkuar edhe më tej në kërkesat e tyre.

Mark Marku, pedagog dhe drejtues i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Histori-Filologjisë, që ndodhej në presidiumin e tubimit ka theksuar sese qeveria ka ndërhyrë në autonominë akademike. “Ne me VKM-të e fund dhjetorit jemi shndërruar në një universitet pa kurrfarë autonomie. A do ta pranojmë ne këtë? A jemi ne një trupë e vdekur siç shpreson qeveria? Është koha dhe kemi të gjitha mundësitë për të reaguar”, ka bërë thirrje Marku.

I gjithë diskutimi i frymëzuar edhe nga qëndresa e studentëve është zhvilluar në këtë frymë.  Dhe në përfundim të tij është dalë me kërkesën gati ultimative për greve të pedagogëve nëse qeveria nuk tërheq VKM-të që cënojnë lirinë akademike, nuk pranon diskutimin për rrëzimin e reformës në arsim, dhe nuk rrit buxhetin për arsimin e lartë.

Një kërkesë specifike ka qenë edhe ajo për ndalimin e sulmeve që denigrojnë figurën e pedagogut. I vënë në hall nga protesta studentore kryeministri Rama u përpoq të luante me manovrën perfide të kundërvënies së studentëve ndaj mësimdhënësve të tyre. Ai shkoi deri aty sa të kërcënonte se do të bashkohej me revoltën e të parëve për tiu kundërvënë të dytëve. Por kjo strategji ka marë përgjigjen e duheur e cila do të sendërzohet në grevën që pedagogët do të nisin në 1 shkurt.

©Lapsi.al 

2e2f3109-e10d-4601-9e40-37e07e2798a88c45a225-bcdb-4282-9aae-50310ca1a4fb

6 vendimet e Asamblesë së Universitetit të Tiranës

1. Mbështetja për kërkesat studentore

2. Anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe fillimin e procedurave për fillimin e procedurave për hartimin e një ligji të ri

3. Rritjen e buxhetit për arsimin publik

4. Anulimi i menjëhershëm të VKM-ve të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike

5. Ndalimi i fushatës denigruese të figurës së pedagogut si dhe miratimin e statusit të pedagogut

6. Do konsiderojmë si vullnet të mirë të qeverisë, anulimin e VKM-së për t’u shprehur parimisht për rishikimin e ligjit, nëse nuk ndodh brenda 1 jave shpallet grevë nga pedagogët

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI