Flash

“Nuk të pamë kurrë të luaje…”: Lamtumira e tifozëve të Cardiff City për Emiliano Sala është emocionuese

Lapsi.al 25 January 2019
“Nuk të pamë kurrë të luaje…”: Lamtumira
Në nëntor tragjedia e Vichai Srivaddhanaprabha e tani futbolli anglez është sërisht në zi. Avioni që duhet ta conte Emiliano Sala në Cardiff, klubi që sapo e kishte blerë nga Nantes për 17 milionë, u zhduk nga radarët, kërkimet janë ndërprerë dhe shpresat për ta gjetur lojtarin dhe pilotin të gjallë janë shuar përfundimisht. Tifozët e skuadrës uellsiane janë mbledhur në “Millennium Stadium” e kanë mbushur me lule, flamuj e shalle fushën, në nderim të argjentinasit Sala, duke i dhënë mbështetjen emocionuese një lojtari që nuk luajti kurrë për Cardiff. Prekëse përmbajtja e parrullës gjigante të ekspozuar: “Nuk të pamë kurrë të luaje ose të shënoje, por Emiliano, Bluebird i shtrenjtë, do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI