Flash

Kënga e re e Selena Gomez i dedikohet shëndetit të saj mendor

Lapsi.al 25 January 2019
Kënga e re e Selena Gomez i dedikohet shëndetit të saj mendor

Selena Gomez dhe Julia Michaels kanë publikuar sot këngën e tyre të re, “Anxiety”, pjesë e albumit të ri të Michael, Inner Monologues Part 1 dhe të gjithë po mendojnë se teksti i saj është shumë personal.

Kënga i referohet ankthit, efektit që ka ai në marrëdhëniet dhe sesi ndihesh kur ke këtë ndjesi. Të gjithë po thonë se kjo këngë ka lidhje të ngushta me Selena Gomez, pavarësisht se teksti është shkruar nga Julia.

Duke marrë parasysh trajtimet e shpeshta që ka bërë Selena për depresionin dhe ankthin, kënga përfaqëson atë që këngëtarja ka ndjerë. Selena e ka konfirmuar vetë këtë përmes një postimi ku shkruan:

“Motra ime e ëmbël. Julia ti ke qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Më ke ndihmuar si të kem kurajë kur kam pasur dyshime mbi veten. Kjo këngë është shumë afër me zemrën time pasi unë e kam përjetuar ankthin dhe e di që edhe shumë shokë të tjerë e kanë përjetuar. Nuk je vetëm nëse edhe ti ndihesh kështu”.

Mes të tjerave në tekst thuhet:

“Të gjithë shokët e mi nuk e dinë, sesi është

Ata nuk e kuptojmë përse nuk mund të fle natën,

Dhe mendova se mund të merrja diçka për ta rregulluar,

Dreq, sikur të ishte aq e lehtë, ah, ah,

Por shokët e mi nuk e dinë sesi është”.

https://youtu.be/Q33DvcjXA7M

Të këshilluara

One Direction drejt një ribashkimi

Ka kaluar disa kohë që kur Zayn Malik vendosi të ndahej nga “One Direction” dhe të niste karrierën e tij i vetëm. Ndërsa shumë u trishtuan për shpërbërjen e ...

13:01

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI