Flash

Hetimet/ Si u sulmua policia në Elbasan, akuzat që rëndojnë mbi Suel Çelën

Lapsi.al 25 January 2019
Hetimet/ Si u sulmua policia në Elbasan, akuzat që rëndojnë

Me akuzën e “Vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, do të përballen 3 të dyshuarit për përplasjen me Policinë në Elbasan rreth 2 vite më parë.

Konkretisht, Prokuroria kërkon të marrë si të pandehur Suel Çelën, Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrajn, ndërsa tashmë pritet që të zhvillohet seanca paraprake me gjyqtar Klodian Kurushin.

Kujtojmë se dosja në fjalë ka kaluar herë në Prokurorinë e Elbasanit dhe herë në atë të Krimeve të Rënda, ku edhe u mbyllën hetimet. Në 19 shtator 2017, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet dhe pasi administroi edhe pamjet filmike në tregun ushqimor, e kaloi dosjen te Krimet e Rënda.

Suel-Cela1

Në fund të vitit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shpallë moskompetencë, duke e kaluar dosjen në Prokurorinë e Elbasanit, ndërsa kjo e fundit, me fillimin e vitit të ri, e ridërgoi edhe një herë te Krimet e Rënda. Ndërkohë, gjatë periudhës së hetimit, Suel Çela ka qenë në masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë; Enea Bekteshi, së fundi u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, ndërsa Kelmend Xhaferraj është hetuar nën masën arrest në burg.

SI NDODHI NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur në 18 shtator 2017 në orët e pasdites në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit, para tregut agro-ushqimor. Efektivët e Policisë së bashku me ish-zëvendës drejtorin Gjergji Oshafi kishin ndaluar mjetin tip “Range Rover”, në të cilin po udhëtonin Klement Xhaferri dhe Ledio Zabeli.

Efektivët kishin parë një radio të dyshimtë në automjet dhe ndaluan dy personat e dyshuar, të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Mjeti ishte nën pronësi të biznesmenit Petrit Çela. Në momentin që do të bëhej shoqërimi i dy personave, në vendngjarje ka ardhur një automjet tip “Audi” i blinduar, që dyshohet se drejtohej nga Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela.

Mjeti ka kaluar pranë mjetit të ishzëvendës drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi dhe e ka përplasur këtë të fundit, duke u larguar drejt tregut agroushqimor. Gjatë këtij momenti, ka pasur edhe të shtëna me armë nga ana e efektivëve, të cilët kanë qëlluar në ajër. Policët i kanë dhënë urdhër rojës së tregut, Valmir Dedës, që të hapë portën e tregut, por ai u ka thënë se nuk e kishte pultin. Pas disa minutash, dera është hapur dhe policët kanë hyrë brenda në treg duke arrestuar edhe rojën e tij. Ata kanë gjetur “Audin” e blinduar, i cili rezultoi se ishte nën pronësi po të biznesmenit Petrit Çela. Fillimisht, efektivët e Policisë kanë thënë në dëshmitë e tyre se mjeti erdhi me shpejtësi drejt tyre dhe u rrezikoi jetën.

ARRESTIMI

Policia e Elbasanit fillimisht arrestoi Enea Bekteshin, i cili dyshohet se ka qenë në “Audi-n” e blinduar në ngjarjen e Elbasanit. Mjeti i bluve u godit gjatë operacioneve të kontrollit të Policisë për verifikimin e makinave të luksit më 18 shtator 2017. Ndaj Enea Bekteshit, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda, më 29 shtator, ka lëshuar urdhërndalimi, pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar, që goditi mjetin e Policisë me targa MB 002 AA, më datë 18.09.2017 në lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut agro-ushqimor. /panorama

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI