Flash

Alizoti: Nuk e kam votuar Bashën, por jam habitur me zgjedhjen time në Kryesinë e PD

Lapsi.al 25 January 2019
Alizoti: Nuk e kam votuar Bashën, por jam habitur me zgjedhjen time në

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti i ftuar në ABC News është shprehur se nuk e ka votuar Lulzim Bashën kur u rizgjodh për kryetar. Më tej ai është shprehur se PD është përballë disa betejave.

“Unë mendoj që politika gjykohet me akte. Basha është zgjedhur dhe është kryetar dhe ai për mua është në betejën e fundit. Unë nuk e kam zgjedhur, por çdo kryetar duhet të dorëhiqet…”

Alizoti ka theksuar se Partia Demokratike sot është në ditët më të vështira.

“Partia Demokrati ka pasur gjithmonë beteja dhe do ketë beteja. Kjo është ajo që e ndryshon nga partitë e tjera. Mendoj se më mirë të bëhet një garë e një versioni të tillë sesa pa garë fare. Unë nuk jam as me Bashën e as pa Bashën, unë jam anëtar i Kryesisë së PD. Unë jam surprizuar dhe jam i habitur nga ata që më votuan.

Nëse demokratët dhe nëse shqiptarët nuk besojnë tek PD, kjo parti do ta ketë shumë të vështirë. Njerëzit janë të lodhur nga politika. Nëse PD nuk sjell një alternativë do ta ketë shumë të vështirë të vijë në pushtet. PD nuk është në ditët me të mira. PD është në ditët më të vështira.

Unë mendoj se protesta në Shqipëri janë të domosdoshme sepse vendi është drejt një rrënimi ekonomik. Papunësia është e madhe dhe qeveria nuk diskuton për problemet reale por flet për gjëra absurde. Nëse njerëzit vijnë pas kësaj force dhe mbështesin PD atëherë Rama mund të rrëzohet” – tha Patozi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI