Flash

'10 vite më parë braktisa shkollën, sot jam në billboards', Gashi tregon eksperiencën e tij (FOTO)

Lapsi.al 25 January 2019
'10 vite më parë braktisa shkollën, sot jam në

2019 ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme për reperin shqiptar Gashi.

Siç kishte paralajmëruar më herët, në këtë fillim viti ai ka publikuar bashkëpunimin me artistin e njohur G-Eazy, këngë që me shumë mundësi do jetë pjesë edhe e albumit të tij të ardhshëm.

“My year” duket se është pëlqyer shumë që në orët e para të publikimit, edhe pse ende nuk e ka një videoklip. Ndërkohë Gashi vetë për këtë projekt muzikor ka thënë se është më i miri që ka realizuar deri tani, kjo mbështetet dhe nga cover-i që ka zgjedhur për versionin audio, këtë foto të vetes me shumë çmime Grammy në dorë.

I emocionuar për këtë projekt të ri të rëndësishëm dhe për faktin që karreira e tij është gjithmonë në rritje, ai ka publikuar dhe një video në Instagram, me anë të së cilës ka ndarë me ndjekësit e tij një detaj. “Kur vendosa të mos shkoj më në kolegj prindërit e mi ishin shumë të mërzitur. Rruga ku jam tani është pikërisht vendi ku ata më linin që të merrja autobusin për shkollë, këtu vendosa të mos shkoja më. 10 vite më vonë  mund të shohësh fytyrën time në një nga ekranet gjigande të kësaj rruge.”- thotë Gashi teksa drejton gishtin për nga “billboard”-i ku duket ai së bashku me G-Eazy-n.

 

Të këshilluara

One Direction drejt një ribashkimi

Ka kaluar disa kohë që kur Zayn Malik vendosi të ndahej nga “One Direction” dhe të niste karrierën e tij i vetëm. Ndërsa shumë u trishtuan për shpërbërjen e ...

13:01

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI