Flash

Pas Trump, edhe Rama njeh kreun e opozitës si President të Venezuelës

Lapsi.al 24 January 2019
Pas Trump, edhe Rama njeh kreun e opozitës si President të
Presidenti amerikan Donald Trump tha një ditë më parë se një liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaidó si president të përkohshëm të vendit. Njoftimi erdhi vetëm pak minuta pasi 35-vjeçari shpalli veten e tij si kryetar të vendit në një deklaratë të mbajtur në Caracas. Një numër vendesh të Amerikës Latine si Brazili, Kolumbia dhe Peruja e njohën menjëherë atë si kryetar të vendit pas protestave masive kundër presidentit Nicolás Maduro. Protestat e venezuelianëve nisin pas rënies së fortë ekonomike të vendit. Hiperinflacioni, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe shkurtimet e vendeve të punës shkaktuan zemërim në vend. Maduro u betua në një mandat të dytë në detyrë në fillim të muajit pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita dhe denoncimeve të shumta për manipulim të zgjedhjeve.

Rama i lumtur për foton me Trump, por çfarë i tha para se të zgjidhej president (VIDEO)

Pas njohjes së kreut të opozitës si President, Maduro ndërpreu marrëdhëniet me SHBA duke kërkuar largimin nga vendi të të gjithë diplomatëve amerikanë brenda 72 orëve. Ai akuzoi Uashingtonin se kishte organizuar një grusht shteti në vend. Këtë të enjte ka ardhur edhe reagimi i Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama shkoi në Twitter se edhe vendi ynë njeh liderin e opozitës si president të përkohshëm të vendit. ©LAPSI.al   Meta i dërgon letër Trump: Na fal për atë që bëri Rama në OKB! Rama: Letra e Metës për Trump, njëlloj si goditja me këpucë  Rama, gjatë gjithë samitit pas Trump. I dështojnë përpjekjet për t’iu afruar (Galeria e Fotove)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI