Flash

Meta u përgjigjet kritikave të PS për propozimin e Bahri Shaqirit në krye të KLSH

Lapsi.al 24 January 2019
Meta u përgjigjet kritikave të PS për propozimin e Bahri Shaqirit

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur gjatë kritikave të bëra nga përfaqësues të lartë të mazhorancës për emrin e Bahri Shaqirit që ai propozoi për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. I pyetur nga gazetarët Meta deklaroi se propozimi i emrit të këshilltarit të tij, ka qenë i udhëhequr nga Kushtetuta.

“Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia dhe në aktet e mia”- u shpreh Meta. Sipas Taulant Ballës, Ulsi Manjës dhe Elisa Spiropalit, Kushtetuta e përcakton qartë se kandidati për Kontrollin e Lartë të Shtetit duhet të ketë eksperiencë në fushën e financave që Shaqiri nuk e ka.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI