Flash

Sipas ligjit të konsumatorit, yjet duhet të deklarojnë se sa paguhen nëpërmjet Instagram

Lapsi.al 23 January 2019
Sipas ligjit të konsumatorit, yjet duhet të deklarojnë se sa

Të paktën 16 yje të mediave sociale, përfshirë këngëtaret Ellie Goulding dhe Rita Ora, modelet Rosie Huntington-Whiteley dhe Alexa Chung, si edhe vlogerja (video blogere) Zoella kanë rënë dakort të ndryshojnë mënyrën sesi reklamojnë online.

Ata duhet të deklarojnë qartë nëse janë paguar apo i morën dhuratë produktet që reklamojnë.

Kjo vjen pas paralajmërimeve nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve se postimet e tyre mund të shkelin ligjin e konsumatorit.

Reklamimi online mund të mbështesë markat por gjithashtu mund të çorientojë, tha CMA.

CMA nuk ka treguar rastet kur ‘infuencuesit’ kanë shkelur ligjin e konsumatorit, por tha se ata do ndryshojnë praktikat e tyre vullnetarisht pas një hetimi.

Megjithatë, nëse përmbushin marrëveshjen e arritur me CMA, mund të shkojnë në gjykatë dhe të përballen me gjoba të rënda ose dënime me burg deri në dy vjet.

Emrat e famshmëve të bërë publik nga CMA janë:

-Ylli i popit Rita Ora

-Aktorja Michelle Keegan

-Këngëtarja Ellie Goulding

-Shkrimtarja dhe modelja Alexa Chung

-Stilistja dhe modelja Rosie Huntington-Whiteley

-Vlogerja Zoe Sugg (me emrin Zoella)

-Mario Falcone i ‘The Only Way Is Essex’

-Alexandra ‘Binky’ Felstead nga ‘Made In Chelsea’

-Holly Hagan nga ‘Geordie Shore’

-Modelja Iskra Lawrence

-Camilla ‘Milly’ Macintosh nga ‘Made In Chelsea’

– Ylli i televizionit Megan McKenna

-Chloe Sims nga ‘The Only Way Is Essex’

-Louise Thompson nga ‘Made In Chelsea’

-Blogerja Dina Torkia

-Vlogeri James Chapman (me emrin Jim Chapman)

Të këshilluara

Lidhja e Dhurata Dora-s me menaxherin

Dhurata ka zgjedhur që të fokusohet vetëm tek karriera e saj muzikore pa dashur të japë detaje te tjera të tjera mbi jetën e saj sentimentale, Por me sa duke...

17:11

Kjo do të jetë skena e Eurovision 2019-të

KAN, transmetuesi kombëtar izraelit, ka nxjerrë detaje të mëtejshme lidhur me skenën e Eurovisionit 2019 së bashku me disa fotografi të reja. Florian Wieder,...

16:14

Pnb Rock kapet nga policia, rrezikon burgun

Reperi nga Philadelphia PnB Rock nuk e ka nisur dhe aq mirë vitin. 27 vjeçari është arrestuar në Pensilvani me akuza për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Polic...

15:15

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI