Flash

Jose Mourinho iku si dështak, por sa klube e duan: edhe Psg synon Special One

Lapsi.al 23 January 2019
Jose Mourinho iku si dështak, por sa klube e duan: edhe Psg synon Special

Paris Saint-Germain i bashkohet listës së klubeve që interesohen për José Mourinho për sezonin e ardhshëm. Special One, i shkarkuar nga Manchester United, është favoriti për tu kthyer tek Real Madrid, por sipas shtypit anglez mund edhe të vendosë për një aventurë të re në Francë.

The Sun, në fakt, i referohet një takimi që është bërë mes Mourinho e Nasser Al-Khelaifi, presidentit të Paris Saint Germain. Tekniku portugez i ka shprehur tashmë presidentit nga Katari disponibilitetin për të marrë vendin e Thomas Tuchel në rast të dështimit në Champions League.

Askush nuk kapet pas eksperiencës negative të portugezit në Old Trafford, madje Florentino Perez ka harruar edhe gjendjen shkatërrimtare që la Mourinho pasi u largua për herë të parë nga Madridi. Ndoshta të jesh Special One, ka pikërisht këtë efekt...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI