Flash

Vijojnë të publikohen sërish hipoteza mbi jetën e Tupac

Lapsi.al 22 January 2019
Vijojnë të publikohen sërish hipoteza mbi jetën e Tupac

Djali i ish-thelemuesit të një prej shtëpive më të rëndësishme diskografike, Suge Knight, ka pohuar se Tupac Shakur është ende gjallë.

 

Suge J. Knight gjithashtu po lavdërohet se, po punon për muzikën e re që do të nxjerrë reperi legjendar, pavarësisht se Tupac u raportua se ndërroi jetë pasi u qëllua për vdekje teksa po udhëtonte me makinë në shtator të 1996-s.

Knight bëri deklaratat më të çuditshme në llogarinë e tij personale të Instagram gjatë ditëve të fundit, pasi në tetor deklaroi se Tupac jetonte në Malajzi.

“Duke kërkuar producentin më të mirë për Pac. Kam nevojë për producentin më supër për të punuar në një projekt për Pac”, ishin disa nga postimet e tij në Instagram, të dielën.

Një ditë para këtyre postimeve ai shkroi se e kishte marrë reperin sërish në studio dhe ndjekësit duhet të përgatiten për këngë të reja: “Kjo nuk është shaka”.

Knight është djali i Suge Knight, i cili ishte themeluesi dhe drejtuesi i shtëpisë diskografike “Death Row Records”.

53-vjeçare tani po vuan një dënimin me 28 vite burg, pasi akuzohet për vrasjen e një personi me dashje në 2015-n.

 

Burimi: Daily Mail

Të këshilluara

Arrestohet për përdhunim Chriss Brown

Këngëtari i muzikës R & B Chris Brown është arrestuar në Paris, pasi është akuzuar për përdhunim. Një vajzë 24-vjeçare thuhet se ka akuzuar këngëtarit pë...

13:18

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI