Flash

Vendimi/ Marcelo i ka kërkuar Real të shkojë tek Juventus: "Nëse vjen një ofertë për mua..."

Lapsi.al 22 January 2019
Vendimi/ Marcelo i ka kërkuar Real të shkojë tek Juventus:

Marcelo tek Juventus është shumë më tepër se thjesht një e dhënë merkato. Janë të bindur në Spanjë ku të përditshmet kryesore janë unanimë: braziliani -që do të bashkohej me mikun Ronaldo në Torino - i ka kërkuar Real Madrid të shitet në fund të sezonit: "Nëse bëjnë një ofertë për mua duhet të më lini të iki". Një kërkesë që mund të pranohet nga Florentino Perez, që po tenton revoluzionin në skuadër.

Zërat për një flirt mes Marcelo e Juventus u forcuan pas kalimit të Cristiano Ronaldo në bardhezi, por konkretizimi i operacionit mund të bëhet në qershor. Sipas shtypit spanjoll mbrojtësi brazilian i ka bërë gjërat e qarta me drejtuesit e Merengues: "Nëse Juventus do të bëjë një ofertë për mua, duhet të më lini të lirë".

Një hipotezë që ngjan me telenovelën mes Modric e Inter, por që këtë herë mund të ketë një finale ndryshe. Florentino Perez ka ndërmend të ndryshojë krej boshtin e skuadrës në fund të sezonit, duke pritur oferta për lojtarët më përfaqësues, aq sa - gjithnjë sipas medisa në Spanjë - ka gati edhe emrat e zëvendëesuesve. Në vend të të Marcelo Real do të insistonte për mbrojtësin e majtë të Betis Junior Firpo, ndërsa pas largimit të Modric, objektivi kryesor është danezi Eriksen i Tottenham.

Të këshilluara

Video/ Juventus në avantazh kundër Chievos

Në ndeshjen e fundit të javës së 20 të Serie A, e para për 2019, Juventus tregon përsëri dominim, duke marrë avantazhin përballë Chievos. Douglas Costa ka shënu...

21:04

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI