Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Soreca: Shqipëria mos ta marri si të mirëqenë hapjen e negociatave në qershor

Lapsi.al 22 January 2019
Soreca: Shqipëria mos ta marri si të mirëqenë hapjen e

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka paralajmëruar qeverinë shqiptare duke deklaruar sot se ajo nuk duhet ta marrë si të mirëqenë vendimin pozitiv të BE-së për hapjen e negociatave në qershor të 2019-ës.

Në ceremoninë e hapjes së Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, Soreca u shpreh se ka pak kohë, por shumë punë për të bërë me reformat, e veçanërisht me luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar.

"Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: Të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BE ka mirëpritur shumë këto zhvillime të fundit, por duhet bërë më shumë.  Koha është thelbësore dhe vendimi i qershorit nuk duhet të merret i mirëqënë. Nuk ka mbetur shumë kohë deri në etapat e ndryshme të pranverës do të ishte një gabim për Shqipërinë që të mos fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë vendi gjatë muajve të ardhshëm për tu paraqitur plotësisht i përgatitur"-tha Soreca.

Ambasadori i BE-së i ka bërë apel edhe partive politike që të dialogojnë, sidomos sa i takon arritjes së konsensusit për reformën zgjedhore.

Të këshilluara

Shkodër, shpërthen në flakë banesa

Një banesë në lagjen "Liria" në Shkodër është përshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Dyshimet paraprake janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë el...

10:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI