Flash

Rama-Veliaj i shtojnë dhe dy kulla të tjera qendrës së kryeqytetit

Lapsi.al 22 January 2019
Rama-Veliaj i shtojnë dhe dy kulla të tjera qendrës së

Dyshja Rama-Veliaj kanë firmosur për ndërtimin e dy kullave të tjera në qendër të kryeqytetit, pranë sahatit. Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave është TD&Partners në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia.

Ndaj kryeministrit ka ardhur dhe akuza prej rradhëve të Partisë Demokratike, duke e gjykuar ndërtimin e kullave si pjesë të pastrimit të parave të kryeministrit Rama.

PD akuzon gjithashtu aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, për këto ndërtime.

"Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim.

Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmen e Rames", shprehet Jorida Tabaku.

Vulën përfundimtare për ndërtimin e dy kullave në Tiranë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

"Po me firmen e Rames u favorizuan me VKM nr. 582/2018, te personalizuar, me kufizimin e zones se mbrojtur ne qendren historike, duke e rrudhur ate e duke ngulur piketat e kullave te bixhozit. Vulen ia vendosi Erioni Veliaj, duke miratuar lejen e ndertimit dhe shkaterrimit te qendres se Tiranes. Nder shume shoqeri qe kane pronaret Avdia/Abdi, perdorin njeren syresh, me 580 mln aktive, ne cilesine e shoqerise sipermarrese (TD&Partners)", vijon më tej deputetja e PD-së teksa denoncon ndërtimin e dy kullave të reja.

 

 

Të këshilluara

Rritet sërish vlera e euros në treg

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rritje ditët e fundit, duke rikuperuar pas rënies që shënoi në pjesën e parë të javës së kaluar. Sipas kursit zyrt...

13:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI