Flash

Nis gjyqi për krimin që tronditi Gjirokastrën, autori nuk shkon në seancën e parë

Lapsi.al 22 January 2019
Nis gjyqi për krimin që tronditi Gjirokastrën, autori nuk shkon

Ka nisur në Gjykatën e Gjirokastrës seanca e parë gjyqësore për krimin që tronditi qytetin e gurtë tetorin e vitit të shkuar; vrasja e çiftit të bashkëshortëve Aleko dhe Afërdita Kosta. Ata u ekzekutuan nga kushëriri i tyre, Apostol Kosta, 75 vjeç.

Por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, autori i krimit nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Ai u përfaqësua nga avokati i tij Tahir Novi, ndërsa trupi gjykues përbëhej nga Albina Spaha, Arben Dosti dhe Mirela Iliopulli.

Organi i akuzës përfaqësohej nga prokurori Emror Kasaj. Seanca zgjati rreth 15-20 minuta, sa për të dhënë një informacion të përgjithshëm mbi çështjen. Gjykata kërkoi gjithashtu të njoftohej për të qenë i pranishëm edhe fëmija i çiftit. Seanca e radhës u caktua për datën 4 shkurt. Apostol Kosta vrau kushërinjtë e tij për një konflikt pronësor të mëhershëm.

Të këshilluara

Rritet sërish vlera e euros në treg

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rritje ditët e fundit, duke rikuperuar pas rënies që shënoi në pjesën e parë të javës së kaluar. Sipas kursit zyrt...

13:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI