Flash

Ndërron jetë themeluesi i produkteve të bukurisë në moshën 40-vjeçare

Lapsi.al 22 January 2019
Ndërron jetë themeluesi i produkteve të bukurisë në

Themeluesi i kompanisë së produkteve të bukurisë, “Deciem”, Brandon Truaxe, është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Lajmi i trishtë u dha nga CEO i kompanisë Nicola Kilner i cili u dërgoi punonjësve një email, ku i informonte për ndarjen e parakohshme nga jeta të Brandon gjatë fundjavës që kaloi.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur, por Truaxe ishte shtruar disa herë në spital në muajin dhjetor, për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

“Deciem” ka publikuar një letër lamtumirë për themeluesin ku shkruhet:

“Brandon, themeluesi dhe shoku ynë. Ti na preke zemrën, na inspirove dhe na bërë të besojmë se gjithçka është e mundur. Të falenderojmë për çdo buzëqeshje, çdo leksion dhe çdo moment të zgjuarsisë tënde. Duke qenë se nuk mund ta imagjinojmë botën pa ty, të premtojmë se do të kujdesemi për veten çdo ditë dhe do të punojmë fort për të vijuar vizionin tënd. U prehsh në paqe! Me dashuri (përgjithmonë) Deciem-i yt!”

Marka e tij është e njohur për “The Ordinary”, një linjë produktesh me çmime të përballueshme, u lancua fillimisht në 2013 dhe u bë hit në mesin e blerësve.

Shumë prej produkteve të markës kërkoheshin aq shumë saqë u krijuan disa lista të gjata pritjeje, që bënë që Estée Lauder të blinte një pjesë të markës në 2017-n.

Brandon Truaxe u rrëzua nga posti i tij si CEO tetorin e kaluar pasi njoftoi se kompania do të mbyllej me efekt të menjëhershëm, dhe se të gjithë të punësuarit në “Deciem” ishin përfshirë në “veprimtari kriminale”.

Të këshilluara

Arrestohet për përdhunim Chriss Brown

Këngëtari i muzikës R & B Chris Brown është arrestuar në Paris, pasi është akuzuar për përdhunim. Një vajzë 24-vjeçare thuhet se ka akuzuar këngëtarit pë...

13:18

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI