Flash

Cipras: Marrëveshja e Prespës është gurthemeli i vëllazërisë së vendeve të Ballkanit

Lapsi.al 22 January 2019
Cipras: Marrëveshja e Prespës është gurthemeli i

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras në një video mesazh drejtuar qytetarëve grekë, ka theksuar se është koha e mësimit të vërtetës rreth Marrëveshjes së Prespës.

 “Me Marrëveshjen e Prespës po e mbrojmë Maqedoninë tonë. Ne kapërcejmë frikën dhe hapim rrugën drejt paqes dhe rritjes ekonomike”, thotë Cipras në një video mesazhin e titulluar “E vërteta mbi Marrëveshjen e Prespës”.

Sipas Cipras, kjo marrëveshje është gurthemeli i miqësisë, bashkëpunimit dhe vëllazërisë së vendeve të Ballkanit.

 “Fqinjët tanë e dallojnë identitetin e tyre, pranojnë se gjuha e tyre është gjuhë sllave dhe se kultura e tyre në asnjë mënyrë nuk lidhet me trashëgiminë e lashtë greke. Përmes Marrëveshjes së Prespës, ne njohim shtetësinë, jo grupin etnik. Nuk do të ketë aludime irredentiste në tekstet e tyre. Ata po ndryshojnë emrat e monumenteve, të infrastrukturës dhe hapësirës publike”, tha Cipras.

Të këshilluara

Rritet sërish vlera e euros në treg

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rritje ditët e fundit, duke rikuperuar pas rënies që shënoi në pjesën e parë të javës së kaluar. Sipas kursit zyrt...

13:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI